Të kesh punë me vëllezër të sinqertë
Ndojherë ata vështirësitë s`do mund t`i kuptojnë, kuptohet. Ndojherë dhe fund do i thonë fillimeve, ama Çështja e Lartë e tyre gjersa qëndron në zemra e jo në gojë, kjo do të thotë se Kjo Çështje herdo kurdo, do të triumfojë.
Lindja të na gjejë në një ditë të qetë pranë lumenjve, jo në skëterë, por para Tij të prerë...
Vëllazëria jonë është më e lartë, se më i larti klan është i të Sinqertëve, jo për ndihmë në këtë gjithësi, por për në tjetrën, në parajsë.
Vëllazëria jonë është për lidhje të fortë në ndihmë njëri tjetrit që të jemi bashkë Atëherë. Kjo botë le të na mundojë të jemi si të tillë: të ndarë, të vrarë, duke qarë e çmos më në të hidhura gjëra... ama njeriu është me atë që do pranë Atje.
Le të na lotojnë zemrat të ta shpëtojmë njëri tjetrin, se kjo ka më shumë vlerë se vehten të mundohemi ta shpëtojmë…